Lajme

BERZH do mbështes Kosovën në disa fusha

04/06/2018 15:19
nga:D.I

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), do të mbështes Kosovën në sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturë.

Kështu u tha në takimin trepalësh në mes Qeverisë së Kosovës, zyrtarëve të BERZH-it dhe kryetarëve të komunave të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha marrëdhënia me BERZH-in është garancë se projektet e komunave do e shohin dritën .

Haradinaj garantoi krerët e komunave se do të kenë përkrahjen e Qeverisë për realizimin e projekteve të tyre.

Gjatë këtij takimi trepalësh kreu i ekzekutivit tha se pas takimit të sotëm do filloj një etapë e obligimeve në mes institucioneve të vendit dhe BERZH-it.

Haradinaj: Pas këtij takimi kalojmë në një etapë tjerë

“Së shpejti pas takimit të sotëm do kalojmë në një etapë tjetër ta quaj ashtu të obligimeve mund të jetë një memorandum në mes të institucioneve të vendit dhe BERZH-it prej këtu atëherë secili projekt veç e veç do ta gjen dritën e vetë…Edhe ne si qeveri do të jemi me ju, në shërbimin për ju , me projektet e juaja, po ashtu ia konfirmoj Neilit se Kosova e çmon këtë marrëdhënie edhe jemi serioz dhe kemi hy në afat të gjatë me këtë marrëdhënie dhe po ashtu e çmojmë seriozitetin e juaj, sepse më të vërtet e kemi vërtetu sa ishim në Londër dhe e shikojmë tani që po vazhdon”, tha ai.

Shefi i Zyrës së BERZH-it në Prishtinë,Neili Taylor tha se BERZh është i gatshëm të bashkëpunojë me Kosovën.

Sipas tij BERZH në Kosovë ka prioritet sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturën.

Taylor: Ne i kemi tri fusha me prioritet

“Ne i kemi tri fusha me prioritet në strategji, sektori privat, ekonomia e gjelbër dhe infrastruktura. Deri më tani e di që kemi projektin komunal të transportit, autobusët e verdhë që unë i kam parë në rrugët e Prishtinës, mirëpo sigurisht ka ende shumë që në mund të bëjmë së bashku me të gjithë ju”, tha Taylor.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në këtë takim i ka paraqitur dy projekte për BERZH-in, pasi që ato nuk mund të realizohen me buxhetin e komunës.

Projektet e paraqitura nga Laldrovci janë ai i trajtimit të ujërave të zeza, dhe grumbullimit për ujë të pijes për 40 mijë banorë që do vendoset në fshatin Vërbovc.

Lladrovci: Ne i kemi paraqitur dy projekte

“Ne i kemi paraqitë dy projekte për BERZH-in, projekti që është më i rëndësishëm për ne është projekti i i trajtimit të ujërave të zeza që e kemi paraqitë edhe në samitin e Londrës, i cili do t’i kushtojë komunës së Drenasit rreth 22 milionë që do t’i trajtojë të gjithë lumenjtë dhe përroskat e komunës së Drenasit dhe do t’i shpien në drejtim 6 km larg komunës së Drenasit, ku do të ndërtohet edhe fabrika e përpunimit të ujërave të zeza. Ndërsa projekti i dytë është projekti i grumbullimit për ujë të pijes për 40 mijë banorë që do të vendoset në fshatin Vërbovc”, tha Lladrovci.

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini kërkoi nga BERZH-i financimin e katër projekteve infrastrukturore që do lehtësonin qarkullimin e kësaj ane.

Sipas Gjinit disa nga këto projekte janë ajo e rrugës që lidh Gjakovën me Deçanin, pastaj rruga prej Lipovecit në Goden dhe rruga nga Meja në Cermjan.

Gjini: Kemi paraqitur katër projekte infrastrukturore

“Kjo rrugë na nisur me u ndërtuar para më shumë se 40 viteve diku në vitin 1976 dhe ka mbetur ashtu deri sot zhvillohet trafik shumë i dendur kudo nëpër rrugë të ngushta nëpër qytet, rrugë tjetër të cilën ne e kemi paraqitur është transiti që ne e quajmë transitin nëpër Rrezina, e kemi një problem të madh në Gjakovë është në mes të rrafshit të Dukagjinit ku kalon edhe aksi prej Pejës nëpër Gjakovë dhe në Prizren dhe praktikisht i gjithë trafiku që kalon nëpër Dukagjin kalon faktikisht nëpër qendër të qytetit”, tha Gjini.

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës Gazmend Abrashi, ka përmendur disa nga projektet që do të financohen nga BERZH, siç është unaza e rrethrrotullimit të Prishtinës, 9 projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza në Prizren ,Skenderaj, Drenas, 2 projekte për ndërtimin e sistemit të ujitjes, tri projekte për rregullimin e shtretërve të lumenjve, studimi i fizibilitetit për aeroportin në Gjakovë, 3 projekte për energjinë prodhuese me erë,etj./B.Ibishi/

09/21/2018 16:03

Lojtarët e përfaqësueses së Kosovës tallen me Benjamin Kolollin