Sporti

Bersant Celina: Mezi po e pres ndeshjen e nesërme

01/11/2019 21:51
nga:M K

Ylli i Kosovës, Bersant Celina vazhdon të luajë në nivelin e dytë të Anglisë.

Anëtari i përfaqësueses së Kosovës është pjesë e Swanseas në Championship, derisa ka qenë figura kryesore e skuadrës në disa ndeshje vendimtare, shkruan GazetaBlic.

Të shtunën ndërkaq, ekipi i tij do të jetë mysafir i Prestonit, në një ndeshje mesatare të divisionit të dytë në ishull.

Ai ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Instagram’ për të treguar se është i përkushtuar për këtë duel dhe se po e pret me padurim atë.

Kujtojmë se vitin e kaluar ai kaloi nga Manchester city te Swansea për afro 3 milionë euro.

/GazetaBlic/

03/21/2019 23:59

Argjentinë-Venezuelë, lajm i madh për tifozët e Messit