Sporti

Bernardeschi pas ndeshjes me Tottenham: Ishim të lodhur, stërvitëm shumë

07/21/2019 20:23
nga:Ideal

Federico Bernardeschi foli për media pas humbjes 2-3 të Juventusit ndaj Tottenham, në takimin e “Champions Cup’ që u mbajt sot.

Një gol spektakolar dhe i paparë ndonjëherë, u realizua në këtë takimin nga Kane në minutat e fundit të ndeshjes, përcjellë GazetaBlic.

Ndërkaq mesfushori i Juves foli pas ndeshje ku tregoj përshtypjet e tij dhe se në cili repart duhet të punojë më shumë skuadra:

“Ne nuk jemi të kënaqur me rezultatin, por kemi luajtur mirë. Pjesa e dytë? Po ne treguam lojë të mirë edhe në pjesën e dytë”, tha fillimisht mesfushori.

“Megjithatë, ne e dimë se nuk ishim në nivelin më të mirë. Kemi stërvitur shumë, kështu ishim pak sa të lodhur, dhe patjetër që duhet të punojmë”, përfundoi ai.


/GazetaBlic/