Sporti

Bernard Berisha ia bën sefte në vitin 2020

02/14/2020 21:13
nga:A. R.

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës Bernard Berisha ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen miqësore që skuadra e tij Akhmat Grozny e ka luajtur ndaj skuadrës ruse Suchi.

Ndeshja përfundoi me rezultat 2:2 ndërsa Berisha shënoi golin e parë për skuadrën e tij Akhmat në minutën e 72-të.

Ky është një paralajmërim që Berisha sivjet do të jetë një nga futbollistët kyç në skuadrën ruse.