Sporti

Bernard Berisha: Është momenti im

09/05/2019 19:04
nga:M K

Bernard Berisha është paraqitur në konferencën për shtyp pas stërvitjes që Kosova sot e mbajti në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Anësori i Akhmat Grozny është shumë i lumtur që është ftuar nga Bernard Challandes dhe kësaj radhe pret edhe të ketë më shumë hapësirë.

Berisha nuk ka luajtur akoma asnjë minutë në një ndeshje zyrtare të Kosovës dhe një gjë të tillë pret ta bëjë kundër Çekisë.

“Për mua gjithmonë është kënaqësi të jem pjesë e Kosovës, pavarësisht se a ftohem a jo, kryesorja është Kosova të ecën përpara”, ka thënë Berisha.

“Trajneri dhe të gjithë e dinë se unë jam në formë dhe dua ta jap më të mirën për Kosovën. Nuk e di pse nuk më është dhënë mundësia akoma në ndeshje zyrtare, e kam pritur këtë moment, është momenti im, trajneri e di që unë jam këtu për të luajtur dhe shpresoj se do ta ndihmoj Kosovën, shpresoj të arrijmë një fitore”.

Ai tutje ka folur edhe për mungesat e shumta që ka Kosova, por thekson që skuadra ka kualitet pavarësisht se mungojnë disa lojtarë shumë të rëndësishëm.

“Realisht kemi shumë mungesa, por këtu kemi shumë talente. Çekia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndeshjen, pasi nuk kemi tjetër zgjidhje. Synimi jonë është të fitojmë dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë,” përfundoi Berisha.

10/10/2019 20:36

Bernard Berisha “shuplakë fytyre” Edon Zhegrovës, shikoni deklaratën e tij thumbuese