Lajme

Bërnabiq: S’pres marrëveshje me Kosovën deri në tetor

04/23/2019 14:35
nga:Gazeta Blic

Unë absolutisht nuk pres marrëveshje në mes të Beogradit e Prishtinës deri në tetor dhe nuk kam asnjë arsye të besoj se kjo mund të ndodhë.

Kështu ka deklaruar kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq me rastin e raportimeve të mediave se Beogradi dhe Prishtina pritet të nënshkruajnë marrëveshjen deri në tetor.

Shefja e ekzekutivit serb deklaroi më tutje se nuk ka asnjë arsye për të besuar në këtë, sepse siç tha ajo “jemi larg dialogut, dhe larg zgjidhjes përfundimtare, si dhe marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve”. /Klankosova

10/17/2019 23:20

Për vetëm tre vite, Kosova e tejkalon Shqipërinë sa i përket vlerës së skuadrës