Lajme

Bërnabiq: Shpresoj se Prishtina së shpejti ta heq taksën ndaj Serbisë

02/11/2020 15:20
nga:Norë Kelmendi

“Shpresoj që Prishtina ta heqë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja sa më shpejt që të jetë e mundur”. Kështu tha kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila shtoi se pas thirrjes së Amerikës që taksat të hiqet pa kërkuar reciprocitet, gjithçka varet nga Prishtina dhe Albin Kurti.

Ajo ndër të tjera theksoi se heqja e tarifës është e rëndësishme për të ardhmen, për serbët në Kosovë, por po aq edhe për shqiptarët, raporton Tanjug.

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka ripërsëritur edhe gjatë ditës së sotme se taksa duhet të hiqet në mënyrë që t’u hapet rrugë investimeve.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se kjo është thelbësore.

02/24/2020 21:52

Bërnabiq: Kosova ta heqë taksën, ta lehtësojë tregtinë