Sporti

Berisha shkëlqeu kundër Anglisë – Tifozët e Newcastle pishman që nuk e transferuan atë

09/11/2019 10:43
nga:Ideal

Newcastle Unitedi ishte vënë pas transferimit të Valon Berishës në vitin 2018, por një marrëveshje mes palëve nuk u arrit asnjëherë.

Tifozët e Newcastle Unitedit tani pohojnë se klubi duhej ta transferonte Berishën, pas paraqitjes së tij për Kosovën kundër Anglisë mbrëmë, shkruan Zëri.info.

Berisha kishte konfirmuar interesimin e Newcastles në vitin 2018, por “Magpies” nuk arritën ta finalizojnë asnjëherë një marrëveshje për mesfushorin.

Berisha, i cili tani luan në Lazio i ka treguar kualitetin e tij tifozëve të Newcastle Unitedit me paraqitjen në humbjen e Kosovës 5:3 nga Anglia.

Ndonëse “Tre Luanët” arkëtuan tre pikë, Berisha shënoi dy-golësh për vendin e tij.

Dhe tifozët e Newcastles ishin të mahnitur nga ajo që panë nga 26-vjeçari.

“Valon Berisha ishte i lidhur shumë me Newcastle Unitedin verën e kaluar – duket lojtar i mirë. Ai shënoi dy gola. Ishte thjesht mahnitës”, shkroi Olly Hawkins në “Twitter”.

Ndërsa James Cassidy shkroi: “Berisha një futbollist fantastik, nuk e di pse nuk e transferuam”.

Kurse, një tjetër me emrin James Knowlson shkroi: “Newcastle duhej ta transferonte Berishën”