• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Berisha: Për luftë tokësore deri në Beogradi i kishim çu!

02/07/2020 22:40
nga:Gazeta Blic

Gjenerali ushtarak Hisen Berisha, me bindje është shprehur se shërbimi i detyrueshëm ushtarak do ta forconte Kosovën.

Ai ka përmendur si rast konkret përgatitjet që i ka bërë në Koshare me ushtarë të rinj, përgjatë luftës me Serbinë, me të cilët thotë se ka sfiduar 10 mijë ushtarët e gjeneralit serb Vladimir Lazareviçi.

“Në Koshare gjashtë muaj i kam përgatitur djemtë dhe përball e kemi pasur Vladimir Lazareviçin me 10 mijë ushtarë dhe e kemi sfiduar me rektrut të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Për luftë tokësore deri në Beogradi i kishim çu”, u shpreh Berisha.

Ndryshe, shërbimi ushtarak i obligueshëm është në program të qeverisë së re të Republikës së Kosovës e cila është krijuar në koalicion në mes VV dhe LDK./GazetaBlic/