Lajme

Berisha: Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit

11/08/2019 00:07
nga:Gazeta Blic

Anëtari i Nismës, Zafir Berisha, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

KQZ sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit në të cilat koalicioni Nisma-AKR-PD nuk e ka kaluar pragun. Por gjithsesi ende do të merren parasysh ankesat. Berisha ende beson që Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit.

“”Më kujtohet një vendim për mua në vitin 2017. Mua nuk mu lejua që të kandidoj për kryetar të Prizrenit apsi isha deputet. Por Supremja ndërhyri dhe më lejoi këtë”, tregon ai.

“Unë besoj ende që ka mbetur pak drejtësi në këtë vend”, ka theksuar ai.