Lajme

Berisha: Nga publikimi i dosjeve do pësojnë të akuzuarit, mund të kenë ardhur nga Serbia

09/28/2020 22:27
nga:Sh Xh

Hisen Berisha, ish komandant i UÇK-së tha se nga publikimi i dosjeve do të pësojnë figurat e larta që do gjykohen nga Specialja, raporton Gazeta Blic.

Sipas Berishës dosjet duhet të ishin në sirtarët e Hagës.

Dosjet duhet supozuar dhe është ashtu, nësa ka institucion në Hagë, është dashtë të jetë diku në sirtarët e Tribunalit Special në Hagë, s’kanë guxu të jenë të lira napër tavolina, nëse nuk kanë qenë atje, për mua vetëm në Beograd kanë mujt me kanë tjetër kund jo. Në qoftëse dosjet ishin në Hagë janë krijuar si akuza nga raporti i Dick Martyt, raporti i Matryt është ndërtuar mbi deponimet e prokurorëve serb dhe krejt argatëve tjerë që ju kanë ndihmu, edhe tonët prej ktuhit dhe tashti ta shohim kush ka interes me i ba publike kto dhe pa bazuar se kujt i shkaktojnë dëm këto dosje“, tha Berisha.

Berisha the se personat që do të dëmtohen nga dosjet janë ata që do të kenë aktakuza.

Dëmin e vetëm nga këto dosje e pësojnë të gjithë ata që pritet me pasë aktakuzë, me peshë, personat që kanë pasë përgjegjësinë më të lartë“,tha Berisha, ai shtoi se OVL e UÇK, kur ju kanë dalë dosje nuk kanë ditë çka me ba e ia kanë dhënë mediave, kaq kanë mundur me vepru sipas tij.

Nuk është pritë ma shumë, sepse nuk ishin njerëz që kanë studiu kriminalistikë, as hetues“, shtoi Berisha.

Dosjet sipas Berishës u sollën ose nga intelegjenca serbe ose nga ndonjë vend tjetër që nuk ia do të mirën Kosovës

Këto dosje i ka pru ai që ka dashtë me iu ba dëm njerëzve që kanë me u paditë, për mua adresa e tyre ose është intelegjenca e Serbisë ose ndonjë intelegjencë ndërkombëtare që nuk ia do të mirën Kosovës dhe ka qejf me dëmtu“, përfundoi Berisha.