Lajme

Berisha: Anëtarët e PD-së do ta nxjerrin Bashën nga zyra

12/24/2021 08:29
nga:Y I

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, ka thënë se anëtarët e PD-së do ta shoqërojnë njerëzisht kryetarin Lulzim Basha pasi dje Komisioni i Rithemelimit i dërgoi ultimatumin e lënies së zyrës deri në 5 janar.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Berisha tregoi se ai nuk mund të ndërhyjë në këtë gjë, pasi anëtarët e partisë janë përmbaruesit e këtij vendimit të sotëm të Komisionit të Rithemelimit, në përputhje me rezultatin e referendumit të 18 dhjetorit që u shpreh pro-shkarkimit të Bashës.

“Anëtarët e PD do ta shoqërojnë Bashën njerëzisht jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre.

Nuk ka punë Sali Berisha me këtë. U mblodhëm në protestën e fundit, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnin nga selia. Jo thashë, do ti çohet një shkresë. S’kemi pse humbasim ne seriozitetin. I thamë je deputet, liro ato zyra sepse deputetët nuk kanë zyrë.

Mund të bëhej më shpejtë, por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave me qytetari. Por, a ka mundësi Sali Berisha për ta ndërprerë këtë? Absolutisht jo. Këtë nuk mund ta ndaloj absolutisht sepse është vendim i anëtarësisë”, tha Berisha./lapsi.al

Pritje deri në katër orë e kolona 400 metra, kjo është gjendja nëpër pika kufitare