Showtime

Bëri video në Snapchat pak minuta para aksidentit! Ndahet nga jeta aktori i njohur

10/11/2018 17:37
nga:L I

Sot, arti është në zi në Arabi!

Një prej aktorëve më të njohur arab, Mohammad bin Rafea, është ndarë nga jeta për shkak të një aksidenti fatal.

Lajmi i vdekjes së parakohshme të aktorit ka bërë xhiron e rrjetit dhe po komentohet shumë nga adhuruesit e tij, të cilëve u duket e pabesueshme sepse minuta më parë aktori kishte postuar një video në Snapchat.

Vdekja e të riut u konfirmua nga vëllai i tij, Abdul Khaliq bin Rafea, në një postim në Twitter.