BLIC.TV

Berat Rukiqi nga OEK: Për shumë biznese i pamundur rifillimi i punës

05/01/2020 22:35
nga:Y I

Berat Rukiqi nga OEK për dokumentarin Expose prodhim i “Gazeta Blic” ka folur mbi mundësinë e rifillimit të hapjes së ekonomisë pas masave lehtësuese.

Rukiqi vlerëson se sektori i ndërtimtarisë dhe disa sektorë të tjerë janë vonuar në nisjen e punës.

“ Ne kemi thënë se këtë javë mund të fillojë ndërtimtaria dhe një pjesë e prodhimit sepse aty ka një rrezikshmëri të ulët. Presim që nga muaji Maj të fillojë komplet tregtia me pakicë. Sigurisht që ka probleme financiare të cilat e pamundësojnë një fillim të duhur të shumë bizneseve , ka probleme të likuiditetit të obligimeve që tashmë janë kriju, prandaj nëse nuk merren masa që e ndihmojnë likuiditetin për një pjesë të madhe të tyre është gati e pamundur edhe me fillu” tha Rukiqi për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.

Blic InterVIEW – Si ti rikthehemi jets normale pas koronavirusit?

A do të mund të nis punën sektori i gastronomisë?

Publiée par GazetaBlic sur Vendredi 1 mai 2020

Masat e reja lehtësuese nga MSH-ja do të ndahen në tre faza