Lajme

Beqiri: Ujmani nuk është i gjithi i Kosovës, u kërkua të hiqet kjo pikë por nuk ishte e mundur

09/14/2020 20:52
nga:Sh Xh

Në emisionin Debat Plus i ftuar është Ismet Beqiri nga LDK, ku foli për marrëveshjen e Washingtonit.

Ai tha se është e qartë që marrëveshjet e ndryshme ndërkombëtare kanë pasur probleme me ratifikimin e tyre.

Beqiri tha se janë disa pika të marrëveshjes së Washingtonit që ekzistojnë dhe janë të miratuara, ai tha se një fakt që duhet pranuar është që Ujmani nuk është i gjithi i Kosovës.

Disa kilometra janë në Serbi tha Beqiri dhe kur bëhet demarkacioni do mbetet atje.

Sipas Beqirit nuk ka asgjë të keqe bërja e fizibilitetit të Ujamin nga SHBA, sipas tij nuk i është vënë pika kësaj pune po po shikohet fizibiliteti i tij.

Kurdo që cënohet territori i Kosovës, Beqiri tha se do të jetë kundërshtar i fuqishëm i shkëmbimit territorial por fizibiliteti i liqenit nuk është problematik sipas tij.

“Atje ku janë SHBA-të asnjëherë nuk ka dëme për Kosovën”, deklaroi Beqiri.

SHBA janë shtetbërësit e Kosovës, nuk duhet të ruhemi nga SHBA por t’i mbështesim ata, më mirë ndoshta do të ishte të largohej pika e Ujmanit po nuk vendosim ne për të gjitha.

Beqiri tha se nuk e di a është tentuar të hiqet pika e Ujmanit, por sa ka ai informacione Hoti ka kërkuar heqjen e kësaj pike por nuk ka mundur.

Përvoja e njerëzve është e ndryshme tha Beqiri, në negociata siaps tij ka shumë drafte dhe plotësohen e ndreqen ato, sipas informacioneve të tija tha Beqiri ka pasur tentime për ta hequr pikën e Ujmanit por nuk kanë mundur.

10/20/2020 20:31

“Çështja e dialogut për Asociacionin është një çështje e përfunduar”