Lajme

Beqiri thotë se Thaçi po sillet si mbret, tregon çka do të bëjë LDK-ja për ta ndalur atë

08/02/2018 20:05
nga:A. R.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së , Ismet Beqiri ka reaguar pas deklarimeve të shumta të presidentit të vendit Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve të Kosovës.

Beqiri ka thënë se deklarimet e fundit janë të dëmshme dhe të rrezikshme, dhe se sjellja e presidentit në rolin e mbretit është e papranueshme.

Ai ka shtuar, se askush nuk ka të drejtë ta ndajë e ta copëtojë Kosovën, e as të shkel integritetin e sovranitetin e vendit, shkruan GazetaBlic.

Beqiri ka bërë me dije se Thaçi dhe përfaqësues si ai, që nuk i ruajnë interesat e Kosovës, nuk do jenë pjesë e dialogut, të paktën jo me votën e LDK-së.

Lexoni të plotë reagimin e Beqirit.

Të dashur miq,
Këto ditë po vazhdohet me:
Deklarata plotësisht të papërgjegjshme
Deklarata e intervista kontradiktore
Deklarata e intervista të dëmshme dhe të rrezikshme
Deklarata për ”korigjim”kufinjësh,një farsë por me prapavijë të rrezikshme
Deklarata të stilit mbreti jam unë,e ju ndëgjoni e shërbeni…
Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjeter ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit.
Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit…
Se këtij”sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij.
Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij.
Sovraniteti, integriteti i vendit është përtej tij, përtej edhe Parlamentit, është i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Pse gjithë kjo nguti me i ba dëm vendit, me “copëtu” vendin, për këtë nuk bëhet vonë asnjëherë por duhet ba të kundërtën, mos me dëmtu vendin, sepse ngutia na dërgon në atë drejtim.
Këto dhe shumë ”margaritar” na bëjnë edhe më këmbëngulës në qëndrimin tonë edhe si LDK edhe si individ.
Ai dhe të tillët përfaqësues tonë në dialogë, me votën tonë, jo faleminderit.

 

/GazetaBlic/

 

12/05/2019 15:16

Ambasadori gjerman i shkon në zyre Isa Mustafës, ky i fundit e njofton për marrëveshjen me VV-në