Nje videopostim i Edi Ramës, ku Kosova është pjesë e Serbisë, ka nxitur reagime të shumta.
Një prej reagimeve të fundit, ka ardhur edhe nga zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri.
Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Kosova është shtet nga 17 shkurti i vitit 2008, raporton Gazeta Blic.
Beqiri postimin e Edi Ramës e ka quajtur turpi i radhës.
Reagimi i plotë:
Për ata që “nuk e dinë”, për Edin e Shqipërisë, Kosova shtet i Pavarur e sovran është shpallur më 17 shkurt 2008, me hartën dhe kufijtë e saj.
Nuk habitem me turpin e tij të radhës.