Lajme

Beqiri: Ka shenja se disa deputetë të pozitës do na bashkohen në rrëzimin e Qeverisë

10/25/2018 19:56
nga:A. R.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka folur rreth mocionit që kjo parti është duke përgatitur për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, shkruan ‘Gazeta Blic’.

I ftuar në RTV Dukagjini, Beqiri tha që tashmë i  kanë siguruar të gjitha nënshkrimet e deputetëve të  LDK-së, dhe Vetëvendosjes, ndërsa shtoi se do të bisedojnë edhe me disa deputet të pozitës që t’iu bashkohen atyre në rrëzimin e Qeverisë.

“I kemi të gjitha nënshkrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, na duhet edhe pak kohë që t’i sigurojmë disa vota, do të bisedojmë edhe me deputet të opozitës që t’i bëjmë votat dhe të shkojmë në mocion të mosbesimit. Disa nga deputet e koalicionit qeverisës janë të dëshpëruar dhe ka shenja që ata do të na bashkohen neve në rrëzimin e Qeverisë”, tha Beqiri.

Beqiri shtoi më tej se LDK nuk po i dëshiron zgjedhjet për shkak se sondazhet po e nxjerrin këtë parti si të parën, por duan zgjedhje sepse Kosova ka nevojë për një qeverisje tjetër.

“Ne nuk kërkojmë zgjedhje për shkak që sondazhet po na nxjerrin partinë e parë, por Kosova ka nevojë për një qeverisje tjetër, kjo është arsyeja pse duhet të ketë zgjedhje dhe jo që LDK ka nevojë për pushtet”, u shpreh ai.

Sekretari i përgjithshëm I LDK-së, bëri edhe një herë më dije se Lidhja Demokratike nuk do të bëjë asnjëherë koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës./Gazeta Blic./

10/22/2019 14:51

Të ‘përkdhelurit’ e Isa Mustafës, që me çdo kusht i do ministra në Qeverinë Kurti!