Lajme

Beqiri e thotë prerë, kërkesa përfundimtare e LDK-së – shkuarja në zgjedhje

07/27/2018 20:08
nga:F.B

Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri ka ripërsëritur qëndrimin e partisë ku ai bënë pjesë, se në asnjë rrethanë nuk do të bëhen pjesë e këtij koalicioni qeverisës dhe dialogut e madje e ka thënë prerë se kërkesa e tyre imediate është shkuarja në zgjedhje.

Në një intervistë për “GazetaBlic“, Beqiri ka thënë se këtë qëndrimi i tyre ka ardhur qysh atëherë kur i kanë humbur zgjedhjet dhe anë dalë partia e tretë në Kosovë.

Ne e kemi thënë kaherë, LDK-ja assesi nuk bëhet pjesë e Qeverisë, është shumë e qartë kjo. Ky është qëndrim i ndërtuar nga LDK menjëherë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, ku ne dolëm si partia e tretë, pra i humbëm zgjedhjet dhe normalisht që vendosëm të jemi në opozitë.

Ky qëndrim i yni mbetet sikur që mbetet qëndrimi sa i përket negociatave, ne në asnjë rrethanë nuk bëhemi pjesë e këtij dialogu. Qëndrimi ynë është ky; ne kërkojmë që të shkohet në zgjedhje të reja nacionale që institucionet të kenë legjitimitet më të plotë pas këtyre zgjedhjeve, do të jenë institucionet të cilat kanë fuqinë edhe të votës për të dialoguar dhe për të marrë vendime.

LDK këta e ka kërkojmë që të shkojmë në zgjedhje të reja, por, para se të shkojmë ne kemi ofruar një mundësi, kemi filluar me disa tryeza në mënyrë që të listojmë listën për gjërat e rëndësishme, dhe ne ishim të gatshëm t’i përkrahnim ato. Por në fund të këtij listimi do të ishte edhe data e zgjedhjeve të reja.” – ka thënë Beqiri për “GazetaBlic”.

Sipas tij, ky koalicion qeverisës dita e ditës po tregon se nuk janë në gjendje me marrë vendime të thjeshta për të nxjerrë projektligje që janë shumë të thjeshta.

Ai ka shtuar se qëndrimi i tyre i prerë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nuk ka të bëjë me atë se po duan të futen në pushtet, por sipas tij, qëllimi kryesor i tyre është që ta ndalin këtë formë të qeverisjes që është aktuale.

Intervistën e plotë me Sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqirin mund ta ndiqni sonte në transmetim direkt duke filluar nga ora 21:30 në faqen zyrtare të “GazetaBlic” në “Facebook“. / © GazetaBlic /

08/02/2018 20:05

Beqiri thotë se Thaçi po sillet si mbret, tregon çka do të bëjë LDK-ja për ta ndalur atë