Lajme

Beqaj: Përfshirja e PSD-së në ekipin negociator është si rezultat i ndikimit ndërkombëtar

01/11/2019 21:31
nga:Gazeta Blic

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Behlul Beqaj ka thënë se qendrat e vendosjes ndërkombëtare kanë vendosur të mos e lënë vetëm Hashim Thaçin, në idenë e tij për prekjen e kufijve.

Beqaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë arsyeton qëndrimin opozitar për të mos iu bashkuar grupit negociatorë.

“Ekipi negociator aktualisht po pretendon se po ndryshon kahjen e lokomotivës së Hashim Thaçit. Por unë mendoj se ky ekip po e bënë të kundërtën”.

“Si duket qendrat e vendosjes ndërkombëtare kanë arritur një marrëveshje që ideja e korrigjimit të kufirit të bëhet një pjesë e marrëveshjes. Dhe derisa këto qendra dëshirojnë që kjo të ketë një arsyetim demokratik, ata kanë parë se në këtë ide ka mbetur vetëm Hashim Thaçi”.

Beqaj ka thënë se bashkëngjitja e PSD-së në ekipin negociatorë është si rezultat i ndikimit ndërkombëtar, e jo si pasojë e ndërgjegjësimit të faktorit.

“Ekipi negociator nuk është produkt i ndërgjegjësimit të faktorit politik dhe PSD-së, por është një sajesë e ndikimit ndërkombëtarë që dëshiron ta fuqizojë në momentin më kritik Hashim Thaçin të mos mbetet vetëm…Për këtë arsye është shumë mirë që kemi LDK-në dhe Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Behlul Beqaj.