Sporti

Benzema nuk largohet nga Arabia Saudite, do të nënshkruajë kontratë të re

12/09/2025 12:58
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi Karim Benzema nuk do të rikthehet në Evropë dhe duket se do të përfundojë karrierën e tij në Ligën Profesionale Saudite.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ndihet rehat në Arabinë Saudite.

Sipas ish-futbollistit Al-Montashari, Benzema ka nënshkruar tashmë një zgjatje kontrate dyvjeçare me Al Ittihad, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

Ky lëvizje siguron që një nga yjet më të mëdhenj të klubit të mbetet pjesë e skuadrës, ndërsa drejtuesit e Al Ittihad synojnë të forcojnë më tej ekipin gjatë afatit kalimtar të verës me investime të reja që mund të rrezikojnë dominimin e gjigantëve evropianë.

Benzema mbetet një nga futbollistët më të spikatur të epokës së fundit në Evropë dhe qëndrimi i tij në Arabinë Saudite shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, duke kombinuar suksesin në Evropë me eksperiencën e re në një kampionat në rritje.