Sporti

Benzema ende jashtë kombëtares, ai humb shpresat

11/13/2017 09:16
nga:E.A

Që nga tetori i vitit 2015 futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema nuk luan për kombëtaren franceze.

Kjo për shkak të skandalit për çështjen e videove me drita të kuqe të asaj që u cilësua asaj kohe si një zhvatje e mbetur në tentativë, në dëm të ish-shokut të tij të kombëtares, Mathieu Valbuena. 

 “Të shpresoj për Botërorin? Futbolli të obligon të besosh gjithmonë, por nuk jam në kombëtare prej dy vitesh e gjysmë dhe nuk jam budalla që të gënjej veten”, shtoi Benzema në deklaratën e tij për “Canal Football club”.

“Kisha zhvilluar një sezon madhështor, por gjithsesi nuk u grumbullova për Kampionatin Europian të vitit 2016, dhe as nuk mu dha më i vogli sqarim. Unë nuk kam patur kurrë probleme me Deschamps, por e di që për sa kohë do të jetë ai trajneri i kombëtares, unë nuk do të grumbullohem asnjëherë”, deklaroi sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, në lidhje me të ardhmen e tij në përfaqësuesen e Francës.

11/20/2017 09:41

E pabesueshme: Ronaldo e Benzema në “listën e zezë”