Sporti

Benjamin Emini: Kam filluar vetëm vrapim të lehtë, s’mund t’i ndihmojë ekipit këtë sezon, shpresojë ta mbyllim në vendin e katërt

05/16/2023 17:29
nga:Lorik J

Kapiteni i Llapit, Benjamin Emini është kthyer në stërvitje individuale tek ekipi pasi pësoi lëndim të rëndë të ligamenteve para disa muajsh.

Emini thekson se ai është duke bërë vrapime të lehta, pasi lëndimi që ai ka pranuar merr kohë shumë për rikuperim.

“Tani kam filluar pak vrapim të lehtë pasi që lëndimi i ligamenteve merr mjaft shumë kohë”, tha fillimisht Benjamin Emini për ‘GazetaBlic Sport’.

Kapiteni, Benjamin Emini tregoi se nuk mund t’i ndihmojë ekipit këtë sezon, teksa shpreson që Llapi të përfundojë në vendin e katërt.

“Deri në sezonin e ardhshëm nuk mundem t’i ndihmoj skuadrës, por shpresoj që ndeshjet që kanë mbetur, Llapi t’i fitojë dhe të shpresojmë për vendin e katërt”, përfundoi Emini.

Llapi në dy xhirot e fundit ballafaqohet me Gjilanin dhe Malishevën.

/GazetaBlic Sport