Sulmuesi i Romës, Andrea Belotti ishte i vetmi që doli para kamerave mbrëmjen e kaluar pas humbjes me Milanin.
Gjersa po jepte intervistë në tunelin e stadiumit, Mourinho kalon andej dhe e takon atë.
“Çfarë po bën akoma këtu? Të gjithë po shkojnë në autobus” e pyeti trajnerin lojtarin italian.
Më pas Belotti nuk vonoi shumë dhe përfundoi intervistën për Sky Sport.
Belotti luajti 30 minuta në humbjen 3 me 1 nga Milani.