Sporti

Bellingham prioriteti kryesor i Real Madridit, anglezi i hapur për transferim te spanjollët

12/22/2022 11:25
nga:E K

Anglezi Jude Bellingham ishte, sipas shumë ekspertëve, lojtari më i mirë i Tre Luanëve në Botërorin e përfunduar së fundmi në Katar.

Anglia luajti një turne të mirë, arriti deri në çerekfinale, ku humbi nga Franca (1:2) në një ndeshje të zjarrtë dhe mesfushori i Borussia Dortmundit bëri përshtypje me paraqitjet e tij. Ai shënoi një gol dhe bëri një asistim dhe për përshtypjen që la u bë një nga lojtarët më të kërkuar në treg.

Real Madrid kanë shprehur interesim prej kohësh për Bellingham, por paraqitjet e tij të mira në Katar kanë bërë që “Los Blancos” të shtojnë interesimin e tyre.

Duke pasur parasysh moshën e Modric, spanjollët thuhet se do veprojnë më ‘ashpër‘ për ta arritur transferimin e tij.

Bellingham gjithashtu thuhet se është i hapur për një transferim të tillë.

/GazetaBlic Sport/