Showtime

Bella Hadid tregon barkun e sheshtë, teksa arrin në shfaqjen e modës për Michael Kors

02/13/2020 13:21
nga:N S

Bella Hadid, duket se synon të fitojë kurorën e supermodeles gjatë Javës së Modës në New York.

Modelja bashkë me motrën e saj, Gigi ishin së bashku në sfilat e modës, shkruan GazetaBlic.

Të mërkuren, 23 vjeçare u pa në Manhattan me veshjen e saj mbrëslënëse duke treguar barkun e saj të bukur teksa u nis në shfaqjen e Michael Kors. Bella kishte zgjedhur një veshje me ngjyrë të gjelbër.

Pantolla, bluzë dhe një pallto. Flokët i kishte kapur, në dorë mbante një çantë ngjyrë kafe teksa e kishte përshtatur me syze. Mbathur, mbante një palë atlete të bardha si dhe vathë në vesh.

Modelja e cila thuhet se është duke vuajtur nga sëmundja  Lyme, kishte mbërritur në shfaqjen e modës e cila udhëheqi vajzat e tjera me fustanin ngjyrë të zezë të shndritshëm.

/GazetaBlic./

 

05/26/2020 16:08

Bella Hadid me poza të reja, tregon linjat e bukura pas daljes nga karantina