Showtime

Bella Hadid merr vëmendje në Paris me pamjen e saj të re!

03/02/2020 16:30
nga:N S

Modelja, Bella Hadid ka qenë duke treguar aftesitë e saj në pista të modës që disa muaj.

Ajo së fundi gjendet në Paris, në një nga hotelet atje. 23 vjeçarja, u pa duke dal nga hoteli ku edhe tregoi ndryshimin e saj të ri në dukje, transmeton GazetaBlic. Hadid, u pa me një stil tjetër derisa mori pjesë në shfaqjen Balenciaga. Ndërsa, sot në mengjes u pa ndryshe.

Ylli i pistave të modës tregoi një figurë të rastësishme për ditën, me veshjen e saj një xhaketë lëkure të zezë dhe një bluzë jeshile. Bella, dukej sportive me pantallona të zeza që i përputheshin me veshjen e sipërme. Ajo i shtoj hijeshi dukjes me syze jeshile gëlqereje.

Kjo paraqitje e saj vjen pas daljes për darkë të premten me nënën dhe motrën.

Ndryshe. Bella dhe Gigi të dyja kanë ndjekur hapat e nënës së tyre Jolanda Hadid sa i përket modelimit.  Në një intervistë për Fox News në vitin 2018, Yolanda këmbënguli që të qenit “autentik” është çelësi i suksesit të dy vajzave të saj në pistë.

‘Sekreti, mendoj, është të jesh autentik se kush je. Siç u them gjithmonë vajzave të mia, ka [një] milion vajza që janë po aq të bukura sa ju dhe meritojnë sukses po aq sa ju‘, kishte thënë Hadid.

Yolanda është gjithashtu nëna e Anwar, njëjtë sikurse motrat e tij edhe ai është model. Ndryshe, 20 vjeçari Anwar është në lidhje me këngëtaren Dua Lipa.

/GazetaBlic../

07/27/2020 14:48

Ky është sekreti i bukurisë së Bella Hadid