Showtime

Bella Hadid acarohet nga paparacët, përleshet me ta në rrugë

02/18/2020 14:58
nga:L I

Supermodelja e famshme, Bella Hadid u përfshi në një përleshje teksa po largohej nga festa e revistës “Love” ku ajo së fundi u paraqit.

Gjatë rrugës për tek makina e saj, ajo u prit nga një numër i madh i paparacëve të cilët e acaruan 23 vjeçaren duke reaguar në mënyrë impulsive, mirëpo e gjithë situata u tejkalua pa ndonjë incident.

Bella Hadid përkundër kësaj, dukej në atraktive dhe joshëse me një stil të veshjes së viteve të 90-ta.

Ylli amerikan i modës, e cila është motra e vogël e modeles tjetër Gigi Hadid, përveç që mbuloj kopertinën e revistës “LOVE”, ajo poashtu foli për jetën e saj private dhe fillimet e hershme të karrierës.