Lajme

Bekim Jashari jep detaje për gjetjen e Egzona Islamit

10/25/2020 11:16
nga:Besa Toverlani

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari ka dhënë lajmin e mirë se Egzona Islami është gjetur gjallë.

Ai ka treguar se ajo është gjetur në fshatin Gllanasellë.

Tutje, Jashari ka treguar se asaj tashmë është duke ju dhënë ndihma e parë mjekësore dhe se së shpejti do të njoftohen për gjendjen e saj shëndetësore.

Kryetari i Skenderaj ka falenderuar të gjithë qytetarët e vullntetit të mirë që ndihmuan në gjetjen e Egzonës

Postimi i plotë: 

Lajm i mrekullueshëm!

Egzona Islam Ferati është gjetur e gjallë, në fshatin Gllanasellë.

Tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmen e parë dhe do të na njoftojë për gjendjen e saj shëndetësore.

Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen.