Lajme

Bekim Jashari: Fëmijët janë gëzimi ynë

11/08/2018 22:56
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari sot ka qëndruar në mesin e nxënësve të Shkollës “Shaban Jashari” dhe te fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”.

“I lumtur tek i shoh të buzëqeshur nxënësit e paraleles së ndarë të Shkollës “Shaban Jashari” dhe fëmijët e Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide” në qytetin tonë, ku nën buzëqeshjen e tyre të mbushur me plot hare, kemi dhuruar lodra dhe kemi pozuar bashkë me të gjithë, fëmijët, stafin dhe edukatoret.

Fëmijët janë gëzimi ynë!” ka shkruar Jashari në Facebook.