Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas tollovisë së shkaktuar tek salla “1 Tetori” në Prishtinë, për shkak të procesit të vaksinimit.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti të mbajë distancë, duke postuar një fotografi të turmës së të moshuarve që po presin para sallës “1 Tetori”
“Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë? Qeveria e Kosovës përveç që dështoi të siguroi kontratë për blerje të vaksinave, po dështon edhe në menaxhim të vaksinimit të qytetarëve. Tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me këto pak vaksina të pranuara donacion”, ka shkruar Haxhiu.
Reagimi i plotë:
Vaksinim apo infektim – çka po ndodh te “1 Tetori” në Prishtinë?
Qeveria e Kosovës përveç që dështoi të siguroi kontratë për blerje të vaksinave, po dështon edhe në menaxhim të vaksinimit të qytetarëve.
Tollovia e krijuar të qendra e vaksinimit në Prishtinë është dështim në organizim me këto pak vaksina të pranuara donacion.
Ky kaos dhe parregullsi është situatë që po i rrezikon të moshuarit të cilët po kërkojnë shpëtim.
#Mbaje distancën Albin..