Lajme

Bekë Berisha uron Ditën e Veteranit: Në mandatin e ardhshëm, do të kem angazhim maksimal për veteranët

12/30/2024 15:41
nga:G B

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se veteranët janë themeli i lirisë që e gëzojmë sot, raporton Gazeta Blic.

Ai sot në Ditën e Veteranit, ka thënë se në mandatin e ardhshëm do të ketë angazhim maksimal për të avancuar dhe përmirësuar Ligjin për Veteranët dhe Familjet e Dëshmorëve, duke siguruar që të drejtat dhe dinjiteti i tyre të mbrohen dhe të garantohen plotësisht.

Postimi i tij i plotë:

Veteranët janë themeli i lirisë që e gëzojmë sot.

Sakrifica e tyre, e dëshmorëve dhe e familjeve të tyre është një amanet i shenjtë që duhet nderuar me veprime konkrete.

Në mandatin e ardhshëm, angazhimi im do të jetë maksimal për të avancuar dhe përmirësuar Ligjin për Veteranët dhe Familjet e Dëshmorëve, duke siguruar që të drejtat dhe dinjiteti i tyre të mbrohen dhe të garantohen plotësisht.

Liria që ne gëzojmë sot është fryt i sakrificës së tyre të jashtëzakonshme, dhe ne kemi detyrimin moral e institucional të kujdesemi për ta dhe për familjet që kanë dhënë më të dashurit e tyre për vendin.

Lavdi e përjetshme për ata që na sollën lirinë!

#bekeberisha #lejabekes #voto8