Lajme

Bekë Berisha takon me talentët e rinj të KF Prishtina: Ai e di se duhet bërë shumë për futbollin

09/24/2025 18:10
nga:G B

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, ka takuar sot talentët e rinj të KF Prishtina, raporton Gazeta Blic.

Ai si sportist e di mirë rëndësinë e sportit për disiplinë, karakter dhe shpresë.

Ai e din se duhet bërë shumë për futbollin, por edhe se me punë dhe besim, çdo ëndërr është e arritshme.

Postimi i tij i plotë:

Beka e nisi takimin qysh e ka zakon, me energji të mirë dhe të qeshura! Atmosferë pozitive, interesante, plot optimizëm dhe ëndrra! Një takim i veçantë me talentët e rinj të KF Prishtina, që nuk ishte vetëm për futbollin, por edhe për jetën, pasionin dhe vizionin për të ardhmen. U fol për sfidat në fushë, për përkushtimin e përditshëm dhe për rrugën që këta të rinj duhet të ndjekin drejt suksesit.

Beka, si sportist, e di më së miri rëndësinë e sportit për disiplinë, karakter dhe shpresë. Ai e din se duhet bërë shumë për futbollin, por edhe se me punë dhe besim, çdo ëndërr është e arritshme.