Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se ne duhet të jemi shumë të qartë për atë që na duhet si shtet për të qenë të sigurt.
Berisha thotë se disa njerëz, sidomos disa deputetë në Kuvend, mendojnë se dinë gjithçka për sigurinë.
“Plot njerëz, sidomos në Kuvend deputetë për shkak të kaluarës në UÇK, mendojnë se e njohin edhe sigurinë. Unë e ka studiu, kam qenë në shumë vende të botës dhe i kam pa qysh zhvillohen këto rrethana, domethënë si në kuptimin legjislativ, edhe lufta qysh bahet. I kam studiuar praktikisht stërvitjet ushtarake në vende të ndryshme të botës. E njoh goxha mirë këtë, edhe kapacitetet tona dhe çfarë duhet me u zhvillu, ku duhet me arrit ne si shtet për me qenë me të vërtetë të sigurtë.” thotë Berisha në videon e ndarë në Facebook raporton “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se Bekë Berisha kandidon në këto zgjedhje me numrin 8.
Postimi i plotë: