Lajme

“Beka s’ka nevojë për vota, votat vijnë mas Bekës” – Berisha flet për fushatën individuale

18 ditë më parë
nga:G B

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka zgjedhur një formë të fushatës më ndryshe.

Berisha tha se ua ka besuar fushatën me idetë disa bashkëpunëtorëve të tij, dhe sipas tij, me këtë lloj fushate ka dashur t’i thyej disa tabu.

“Unë e bëjë këtë fushatën time të komunikimit dhe me tema që janë jashtëzakonisht serioze, sidomos në këtë situatë, por kjo është më shumë për rininë e Kosovës, për t’i thyer disa tabu”.

“Unë i kam diku 1 mijë bashkëpunëtorë që jemi në komunikim të rregullt dhe kësaj radhe shihet një energji shumë pozitive. Bash që i kemi thyer disa tabu, kjo ka qenë e mirëpritur edhe prej rinisë së Kosovës dhe kam dashur të dal për ta që ta bëjë një kreativiteti”, tha Berisha në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.