Lajme

BE’ja do t’i japë miliarda euro Kosovës dhe vendeve tjera ballkanike

06/29/2019 23:29
nga:M K

Bashkimi Evropian planifikon që të shpenzojë një pjesë të buxhetit të saj jashtë kufijve të saj, ka njoftuar një grup i quajtur fact4EU, që në fakt është grup britanik që e mbështet qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE.

Ky grup ka arritur që të shpjegojë se si Bashkimi Evropian do t’i shpenzojë 110 miliardë euro të taksapaguesve do të investohen jashtë kufijve. Kjo shifër është 30% e pjesës së mbetur nga buxheti i vitit të kaluar. Ky fond pritet që të shpenzohet gjatë viteve 2021 dhe 2027, ka paralajmëruar fact4Eu.

Duke shkruar në uebfaqen e tyre, ata kanë shkruar një dalje pa marrëveshje do të jetë shkatërrimtare për ekonominë dhe vendet e punës në Britani, shkruan Express.co.uk, transmeton Gazeta Express.

Ata shkruajnë se edhe pse ky plan ka nevojë që të kalojë në procesin e aprovimit, ka pak gjasë që ndonjë gjë të ndryshojë dhe se do të jetë ashtu siç është planifikuar tani.

“Këto para janë para të taksave të qytetarëve të shteteve të BE-së, që në fakt janë kontribuuesit më të mëdhenj të buxhetit të BE-së” shkruhet në uebfaqe.

Facts4EU thotë që 89.2 miliardë euro do të shkojnë drejtë zhvillimit ndërkombëtar, në vende të ndryshme të botës.

Pjesë e konsiderueshme e tyre do të jetë ndihmë për vende të cilat duan të jenë pjesë të BE-së, siç janë Kosova, Turqia dhe Shqipëria.

07/22/2019 07:27

Ky është vendi më i shtrenjtë në Evropë