Lajme

‘Bëja 13 orë të vija në Durrës’, Kurtishaj: ‘Pusho shqip’ ka bashkuar shqiptarët

21 orë më parë
nga:Y I

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj në programin televiziv “Mes Nesh”, ka folur për kontributin e tij dhënë për turizmin në trevat shqiptare.

Me moton “Pusho shqip”, ai ka dëshmuar kontributin e madh të tij në mbështetje të bizneseve dhe punësimin e shumë të rinjëve, shkruan Front Online.

Kurtishaj nuk e mohon faktin se për të arritur deri këtu ka pasur sfida dhe një përkushtim të madh sepse sipas tij, për turizmin shqipfolës kanë qenë kohë të vështira.

Tutje Kurtishaj thotë se përmes “Sharr Travel”, ka hapur paketa turistike gjatë vitit 20o2, 2003, vite këto të vështira për të shkuar në Durrës apo Velipojë.

“Kanë qenë vite të vështira për të ardhur në Durrës apo Shëngjin dhe Velipojë. Kemi zbuluar destinacione të ndryshme deri në Sarandë dhe Ksamilë”, është shprehur Kurtishaj.


“Sharr Travel” urë lidhëse mes shqiptarëve në gjithë botën

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës dhe drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj njihet si urë lidhëse mes shqiptarëve.

Përpos destinacioneve turistike në Shqipëri, në emisionin “Mes Nesh”, ai ka përmendur edhe disa destinacione turistike tjera, të cilat i bënë bashkë gjithë shqiptarët përmes kompanisë “Sharr Travel”.

“Nuk duhet të harrojmë edhe pjesën e Pogradecit dhe Korqës. Nga viti 2002 deri në vitin 2025 kemi zbuluar shumë destinacione turistike, kemi lidhur shumë shqiptar nga anë e mbanë bota dhe jo vetëm nga Kosova. Këtu ka rol të vecantë edhe diaspora jonë, që ne përmes ofertave dhe paketave tona në aspektin turistik kemi arritur që ti mbajmë afër vendlindjes”, ka thënë Kurtishaj.

Tutje, për turizmin shqiptar, Kurtishaj thotë se duhet të punojmë edhe më shumë për të tërhequr turizmin elitar.

“Ka shumë punë për të bërë akoma. Pa një zhvillim ekonomik të qëndrushëm të Shqipërisë, nuk do të ketë as një Kosovë të fortë e as një Maqedoni të Veriut të fortë sepse ne e dimë që Shqipërinë e kemi si ëmë, që përkujdeset për të gjithë. Prandaj ne vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me shoqata këtu për të vazhduar me slloganin tonë “Pusho shqip”, ka thënë ai.

Përmes Kompanisë “Sharr Travel”, mbi 70% të qytetarëve të Kosovës zgjedhin Shqipërinë si destinacionin kryesor turistik.

Drejtori i kompanisë ”Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj ka potencuar se për vitin 2025 kanë shpresën që qytetarët e Kosovës do ta kenë Shqipërinë si destinacion kryesor për pushime. Ai thotë se mbi 70 deri 80% e qytetarëve nga Kosova zgjedhin Shqipërinë për pushimet verore.

“Mbi 70 % të qytetarë të Kosovës do ta kenë Shqipërin si destinacionin kryesor turistik. Ne po punojmë 24/7 për ta bërë këtë”, u shpreh Kurtishaj, duke shtuar se viti 2025 do të jetë një vit interesant me ofertat tona dhe me bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut”, tha Kurtishaj.

Kuritshaj gjatë kësaj interviste ka thënë se në Shqipëri ndihet sikur të jetë në shtëpi e tij.