Ish-konsulli i Kosovës në Kanada, po ashtu ish-gazetari Donat Syla i është bashkuar AKR-së.
Kështu ka njoftuar kreu i këtij subjekti politik, Behgjet Pacolli.
Pacolli ka thënë se Syla është ndër intelektualët më mendjehapur që e njeh në vend.
“Eshte nje nder intelektualet me mendjehapur qe njohe ne vendin tone, njeherit patriot qe e do Kosoven, e qe ka nje vizion kuptimplote per te ardhmen e ndritur te saj”, ka shkruar Pacolli.
Sipas Pacollit, me Donat Sylën si krah i djathtë i tij, diplomacia e Kosovës do të fitojë shumë.
“Jam thellesisht i bindur se me Donatin ne krahun tim te djathte, shteti i Kosoves dhe diplomacia e Kosoves do te fitoje shume, do te jete me e forte dhe me me shume miq”, ka shkruar Pacolli.