Lajme

Behgjet Pacolli i’a dorëzon zyrtarisht detyrën Glauk Konjufcës

02/04/2020 13:13
nga:Norë Kelmendi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim sot ministrin e ri të këtij dikasteri, Glauk Konjufcën, të cilit I’a dorëzoi zyrtarisht detyrën e shefit të MPJ-së, shkruan GazetaBlic.

Glauk Konjufca u zgjodh si ministër i punëve të jashtme nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dje në seancën për formimin e qeverisë.

Konjufca para se ta marr mandatin si ministër i MPJ-së, ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, derisa postin e tij e morri Vjosa Osmani nga LDK.

“Është profesionist dhe këtë punë ai do ta kryejë me shumë përgjegjësi, sot kam nderin të dorëzojë disa rekomnadime, unë kur kam ardhë nuk kam marrë asgjë. Jam mundu që sot punën time ta adresoj me atë që është bë dhe me rekomandime se çka duhet të bëhet në të ardhmen”, tha Pacolli në takimin me Konjufcën.