Sporti

Begolli: Me Ismet Munishin e Liridon Lecin ia ndërruam parkingun veturës së fizioterapeutit, ai mendoi se ia vodhën

04/18/2020 17:36
nga:M K

Drejtori sportiv i Prishtinës, Granit Begolli ishte pjesë e rubrikës “Rrëfime Karantine”.

Në një prononcim për GazetaBlic, ai shpalosi shumë gjëra interesante nga karriera e tij, teksa njërën prej tyre e zgjodhi ta ndajë me lexuesit tanë.

Ai tregoi sesi bashkë me Ismet Munishin e Liridon Lecin, sa ishin pjesë të Hajvalisë, e kishin larguar veturën e fizioterapeutit, Naim Ademi.

Për ta kuptuar ngjarjen në tërësi, lexojeni të plotë më poshtë.

“Sa ishim pjesë e Hajvalisë, unë, trajneri Ismet Munishi dhe bashkëlojtari Liridon Leci fshehurazi i kemi marrë çelësat e veturës së fizioterapeutit Naim Ademi.

Ia kemi ndryshuar vendin e parkimit, teksa më vonë ia kemi kthyer çelësat, teksa ishte në punë e sipër, pra duke ushtruar profesionin e tij.

Kur del jashtë e sheh se vetura e tij nuk ishte aty, kurse ne iu paraqitëm aty kinse për ta ndihmuar dhe talleshim me të, “do ta thërrasim policinë, do ta thërrasim policinë”, derisa e mori vesh gjithë ngjarjen”, tha ndër të tjera Begolli.

/GazetaBlic/

07/08/2020 22:39

Reagon ashpër drejtori sportiv i Prishtinës: Ndeshja e turpit i takoi Gjilanit