Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Avdullah Hoti, në Blic Interview, është shprehur se buxheti i Kosovës do të jetë tre miliardë euro në vitin e tretë të kësaj qeverie.
Ai ka komentuar zotimin e kryeministrit Kurti, i cili ditë më parë u shpreh se synojnë që buxheti i vendit, do të jetë tre miliardë euro, teksa Hoti ka thënë se ky ka qenë premtim i Lidhjes Demokratike, në fushatën e fundit zgjedhore.
Zv.kryeministri Hoti ka treguar se si synojnë që ta bëjnë këtë rritje buxhetore, duke përmendur luftimin e informalitetit si njërën nga mënyrat për t’u rritur buxheti i shtetit, shkruan Gazeta Blic.
“Ky ka qenë premtim i Lidhjes Demokratike në fushatën e fundit. Mendoj që në pjesën e dytë të mandatit qeverisë, dmth në vitin e tretë, Kosova ta ketë buxhetin e saj tre miliardë euro. Kjo do të bëhet fillimisht si pasojë e luftimit të informalitetit, si njërën nga mënyrart që shkakton rritje buxhetore”, është shprehur Hoti.
Ndiqeni intervistën e plotë të zv.kryeministrit Avdullah Hoti dhënë për Blic Interview
Hoti tregon si synojnë t’i “shpëtojnë” 100 milionë euro nga buxheti i shtetit