Sporti

Befason trajneri i Fiorentinas: Ajaxi po na motivon!

04/18/2019 14:57
nga:Lorik J

Vincenzo Montella këmbëngul se Fiorentina nuk do të ketë frikë kur ata do të ballafaqohen me Juventusin këtë fundjavë.

Ai tha se skuadra e Ajaxit po i motivon lojtarët e tij dhe do të përpiqen të praktikojnë një lojë të tillë  si të holandezeve, përcjell GazetaBlic.

“Do të përballemi me një Juve të zhgënjyer, por të ashpër,” tha Montella në një konferencë për shtyp.

“Ata do të jenë në gjendje të kthejnë stabilitetin shpejt, por ne duhet të mendojmë për veten dhe të luajmë mirë për objektivat tona të ardhshme. Ne do të lëmë çdo frikë në shtëpi.

“Për të marrë rezultatet e Ajaxit, keni nevojë për durim, gjë që nuk ndodh në Itali. Nuk duhet të shohim rezultate të menjëhershme. Ne motivohemi nga Ajax”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/