Sporti

Befason tifozi serb: Kosova është skuadër e shkëlqyeshme

09/11/2019 22:42
nga:Lorik J

Kosova mbrëmë ka humbur nga Anglia me rezultatin 5-3, por fitoi zemrat e shumë tifozëve anembanë botës.

Mund t’ju duket e pabesueshme, por Kosova tani po pëlqehet edhe në Serbi, raporton GazetaBlic.

Në mediumin serb ka komentuar një tifoz serb me emrin ‘Dragan’, i cili thekson se Kosova ka një ekip të shkëlqyeshëm.

“Pa marrë parasysh humbjen prej 5:3 Kosova tregoi se është skuadër e shkëlqyeshme, gjyqtari hapur ishte në anën e anglezeve, kurse ndeshjen e ardhshme në Prishtinë, Kosova edhe mundet ta mposht Anglinë.