Sporti

Befason Suarez, kjo është deklarata e tij pas fitores ndaj Romës

04/05/2018 09:20
nga:Lorik J

Luis Suarez u shpreh mjaft i lumtur për fitoren e skuadrës së tij ndaj Romës me rezultatin 4-1, mirëpo ai tha se ndoshta ky rezultat është i padrejtë për mysafirët.

Suarez shënoi golin e katërt, apo të nokautit ndaj Barcelonës në duelin e djeshëm, shkruan GazetaBlic

“Është një rezultat shumë i mirë për ne, por duke pasur lojë, atëherë mund të them se rezultati është paksa i ekzagjeruar”, tha fillimisht Suarez.

“Ne kishin raste të mira, mirëpo edhe Roma zhvilloi një ndeshje të madhe.”

“Marc-Andre Ter Stegen tregoi se është një nga portierët më të mirë në botë tani.”

“Nëse Roma shënoi dy autogola, kjo është për shkak se pasimet tona të shpejta në zonën e tyre i detyruan ata të bënin gabime. Nuk është vetëm fat”, përfundoi Suarez./GazetaBlic/

09/05/2019 20:51

Vjen lajmi i fundit për gjendjen e Messit dhe të Suarezit