Sporti

Befason Mata, dua të pensionohem tek ky klub

11/24/2017 13:05
nga:Y.K

Futbollisti spanjoll nuk e mendon largimin nga Old Trafford.

Juan Mata është shumë i lumtur te Manchester United dhe dëshira e tij është që të qëndrojë edhe për shumë vite me “Djajtë e Kuq”.

Madje, Mata do të dëshironte të përsëriste atë që ka bërë legjenda e këtij klubi Ryan Giggs, i cili ka luajtur deri në moshën 40-vjeçare. Kontrata aktuale e Matas me United skadon në fund të sezonit, por ai ka të drejtë ta vazhdojë edhe më tutje.

“Dua të luaj edhe për shumë vite të tjera. Do të ishte bukur nëse do të shkoja hapave të Ryan Giggs dhe të jem në gjendje për të luajtur deri në moshën 40 vjeçare”, ka thënë Mata.

“Gjithsesi, është ende herët për të folur. Unë ndihem mirë këtu, sepse jam pjesë e një klubi të madh, ndërsa mbështetja e tifozëve është e jashtëzakonshme”. “Luaj me Manchester United dhe jetoj në një qytet ku ndihem shumë mirë”, ka shtuar ai.

12/16/2017 16:17

Pas Liverpoolit, Kovacicin po e dëshiron me çdo kusht edhe kjo skuadër e madhe angleze