Sporti

Befason ish presidenti i Barcelonës me deklaratën për Neymarin!

03/02/2018 18:42
nga:L I

Laporta mendon se gjithçka është e mundshme dhe se Neymari mund të luajë në “Santiago Bernabeu” sezonin e ardhshëm.

Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, mendon se Neymari mund ta veshë fanellën e Real Madridit gjatë verës, një vit pasi iu bashkua PSG-së nga Barcelona për 222 milionë euro.

“Për Neymarin ndoshta Paris Saint Germain është një hap para nënshkrimit për Real Madridin, koha do të tregojë”, u shpreh ai.

“Ndihem keq për dëmtimin e tij. Është lojtar i rëndësishëm për ekipin dhe ai do t’i mungojë shumë PSG-së në luftën për ta përmbysur Real Madridin pas humbjes 3-1 në Santiago Bernabéu”.

La Porta në njëfarë mënyre duket se e kupton Neymarin për largimin nga Camp Nou, pasi dëshiron të jetë lider dhe ta fitojë Topin e Artë, diçka që nuk mundte te Barcelona duke pas në krah Lionel Messin.

Por, sipas ish presidentit të Barcelonës, “derisa lojtari më i mirë në histori të jetë aktiv, vështirë se do ta fitojë Neymari Topin e Artë”.

06/20/2018 17:56

Zyrtare: Ja kur do të rikthehet Neymar