Lajme

Befason Gazmend Muhaxheri, del kundër LDK-së për këtë post të lartë qeveritar

12/16/2019 21:16
nga:B. D

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri ka folur për ndarjen e pushtetit me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë së partisë ka paraqitur një kërkesë interesante.

“Unë personalisht në mbledhje të Kryesisë kam kërkuar që LDK të heq dorë nga Ministria e Punëve të Brendshme”, ka theksuar ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, LDK më mirë do të kontribuonte  në ndonjë sektor tjetër.

Muhaxheri ka theksuar se më 26 dhjetor përfundimisht Kosova do ta ketë qeverinë.

“Më 26 do ta kenë qeverinë, dhe atë më të mirën që e ka pasur ndonjëherë Kosova”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, LDK-së i takon posti i presidentit, dhe në këtë pikë partia e drejtuar nga Isa Mustafa nuk do të heq dorë.

01/23/2020 13:28

Zyrtari i lartë i LDK-së: Mesazhi është i qartë, Amerika s’do zgjedhje, por zgjidhje