Lajme

Befason deputetja e PSD-së: Mund të ‘bashkohemi’ me VV

12/06/2018 21:41
nga:Q F

Deputetja e PSD-së, Shqipe Pantina nuk ka mohuar se partia e saj mund të behën bashkë me VV-në, partinë që ata dikur e braktisën, për një koalicion të mundshëm parazgjedhor.

Pantina në një intervistë për Gazetën Blic, duke folur për vijat e kuqe rreth koalicioneve parazgjedhore, ka thënë se përveç PDK-së, kjo parti nuk ka vija të kuqe për asnjë parti, përfshirë këtu edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje për ish partinë e saj ajo ka thënë fjalë të mira, duke shtuar se plan programi i tyre është shumë i ngjashëm në shumë pika.

“Ne do donim të garonim te vetëm por kjo vendoset nga strukturat e partisë pas një analize që duhet ta bëjmë, dhe gjithashtu varet nga rrethanat se kur do mbahen zgjedhjet.

Deri më tani kemi një subjekt të cilin e përjashtojmë nga koalicioni dhe ai është PDK-ja për të tjerat nuk kemi.

Mendoj që me VV kemi shumë pika programore që na bashkojnë. Unë mendoj se politika nuk duhet të shihet si çështje personale, ajo është në shërbim të publikut dhe për interesa të publikut” ka thënë Pantina.

Në linkun më poshtë e gjeni intervistën e plotë të Pantinës dhënë Gazetës Blic.

/GazetaBlic/

Intervistë me deputetën e PSD-së Shqipe Pantina.

Publiée par GazetaBlic sur Jeudi 6 décembre 2018