Sporti

Befasitë s’kanë të ndalur – Granada avanson ndaj Barcelonës pas pjesës së parë

09/21/2019 21:49
nga:M K

Është mbyllur para pak kohësh pjesa e parë e duelit të Primera Divisionit spanjoll, mes Granadas dhe Barcelonës.

Për çudi, vendasit po udhëheqin me rezultat minimal 1-0, me golin e realizuar nga Azeez, shkruan GazetaBlic.

Nigeriani shënoi me të filluar ndeshja, gjegjësisht në minutën e dytë, për të mos u ndryshuar më rezultati deri në fund të pjesës së parë.

Ndërkaq, tani, pra në fraksionin e fundit, pritet që Messi të inkuadrohet për herë të pas një kohe, e mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat.

Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

12/10/2019 23:40

Notat e futbollistëve: Inter – Barcelona