• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Bedri Istrefi: Kam bërë kallëzim penal ndaj ZMobile, nuk do t’ia vazhdoj më kontratën

05/14/2019 21:31
nga:Gazeta Blic

Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka qenë i ftuari i radhës në “Blic Interview” me Astrit Gashin.

Ai në këtë intervistë ka bërë të ditur se ka brë kallëzim penal ndaj Z Mobile, derisa ka parlajmëruar se më nuk do t’ia vazhdoj kontratën.

“Kam formuar një ekip të ekspertëve ligjor, bashkë me Zyrën Ligjore të Telekomit, që të më jap një intepretim të kontratës me ZMobile, sepse çdo fillim duhet ta ketë edhe një mbarim. Dhe për këtë kontratë kemi bërë një analizë nga Departmenti i Zyrës Ligjore dhe më është thënë se kontrata e ZMobile është e lidhur me fatin e licencës së Telekomit të Kosovës, nëse neve na skadon licenca as Zmobile nuk do të këtë kontratë”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

I pari i Telekomit të Kosovës, tha se ka kërkuar edhe nga auditori i brendshëm interpretim për gjendjen financiare të kësaj ndërmarrjeje publike.

“Unë kam kërkuar edhe nga Auditori i Brendshmë intepretim në aspektin financiar se si e kemi gjendjen edhe ata më kanë paraqitur një gjendje jo të mirë financiare dhe nuk kam pasur rrugë tjetër, vetëm të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë  e Shtetit. Nëse vlerësohet se kontrata me ZMobile është e dëmshme për Telekomin në asnjë formë nuk do të leoj që kjo kontratë të vazhdoj tutje”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

Istrefi ndër të tjera tha se “nuk e shoh rrezikun e falimentimit për Zmobile, për 26 milionë eurot. Dhe në takimet me kryeministrin i kam thënë se Telekomi nuk është në rrezik, nuk është në falimentim dhe nuk falimenton”.

Sipas tij, në vitin 2016 është marrë vendimi i arbitrazhit për 30 milionshin dhe shtoin ai, të gjitha institucionet kanë qenë të njoftuara dhe jemi në një situatë ku në bazë të kontratës jemi të obliguar t`i zbatojmë.

“Dhe gjashtë muaj para përfundimit të licencës së Telekomit, të dyja grupet të formojnë komisione dhe të shikojmë rinegocimin e kontratës Telekom – Zmobile dhe në procesin e kontratës që e kemi obligim e kemi përmbyll. Kam kërkuar nga Bordi që të me lejon të formoi komision për rinegocim me ZMobile dhe ne jemi në fazën e negoicimit me ta”, tha ai.

  • #BLICINTERVIEW | Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi